Ligji i strehimit social, Vasili akuzon mazhorancën

Shqipëria

Ligji i strehimit social, Vasili akuzon mazhorancën

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:58

Kreu i Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp denoncon një zhvillim të papritur dhe skandaloz sipas tij, siç ishte mbledhja e komisionit që ai drejton vetëm nga anëtarët e PS.

Sipas Vasilit, mazhoranca u mblodh për të miratuar “në mënyrë të përcunduar” ligjin për strehimin social, duke mos pritur ditën e nesërme siç ishte përcaktuar”.
Në 90% ishte një ligj i rrëzuar në Kuvend sipas vetë komisionit të ligjeve me maxhorancë të majtë, sot për 24 orë që do të prishnin votën sipas këtyre mendjeshkurtërve dhe kjo pikë ku mund të arrinim në rrugën e konsensusit, sot kjo përpjekje u sabotua.

Kjo me qëllim për të miratuar me mënyrë të përçudnuar ligjin, dispozitat e tij të orientohen që të përfitojnë ata që kanë teserën e partisë, apo në mënyra të tjera”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat