Mbërrin në Shqipëri Mogherini, takon Metën, Ramën dhe opozitën

Shqipëria

Mbërrin në Shqipëri Mogherini, takon Metën, Ramën dhe opozitën

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:09
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë /Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka mbërritur sonte në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill.

Të mërkurën, më 18 prill, ajo do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30. 

Pas takimit me kreun e shtetit, përfaqësuesja e lartë e BE-së  do të takohet në orën 10:15 me Kryeministrin Edi Rama, ku do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:15-11:45 në Kryeministri.

Takimet e saj do të vijojnë më pas me përfaqësuesit e opozitës në 12:00, në Delegacionin e BE-së.

Sot Komisioni Evropian rekomandoi celjen e negociatave per anetaresimin ne Bashkimin Evropian te Shqiperise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat