Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka falënderuar zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ai pas takimit në Tiranë me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka shkruar në Twitter se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat.
“Rekomandime pozitive, hapa domethënës para! Faleminderit Federica Mogherini, Johannes Hahn dhe Komisionit Evropian. Shqipëria duhet të vazhdojë, edhe më e bashkuar, të thellojë reformat e saj kyçe”, shkruan Meta.