Negociatat, Rama ftesë Bashës. Mogherini: Rekomandimi, meritë dhe përgjegjësi e të gjithëve

Shqipëria

Negociatat, Rama ftesë Bashës. Mogherini: Rekomandimi, meritë dhe përgjegjësi e të gjithëve

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:46
Foto nga takimi Edi Rama-Federica Mogherini

(E plotësuar) - “Urime!”, uroi në shqip Federica Mogherini. Në krah të Edi Ramës, nga selia e Kryeministrisë, Federica Mogherini e quajti rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë si meritë e të gjithë aktorëve në Tiranë.

“Ky ishte rezultat i një pune kolektive. Duke qenë se ishte rezultat i përbashkët, mendoj se kjo duhet të jetë një ditë e një njohje të përbashkët. Ështe një rezultat i të gjitha institucioneve të vendit”, tha Mogherini.

Edi Rama drejtoi një tjetër lutje në adresë të opozitës, jo si Kryeministër – tha ai- por si shqiptar. “Që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesat e veta të brendshme, do që ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. Unë e ftoj përsëri sot LB, që të bëhemi bashkë, një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi”, tha Rama.

Top Channel pyeti shefen e politikës së jashtme të BE-së, nëse klima e brendshme politike në vend, ku opozita bën thirrje për mosbindje civile, vë në rrezik fatin e një përgjigje pozitive të Këshillit në qershor.

Image

“Ky nuk është rezultat i njërës parti apo tjetrës. Ky nuk është rezultat për Qeverinë apo opozitën. Është një rezultat i të gjithë atyre që kanë punuar në dekadën e fundit për të transformuar vendin. Por jo vetëm të marrin meritën por edhe përgjegjësi kur bëhet fjalë për të ardhmen”, u përgjigj zyrtarja e BE-së.

Ndërsa Kryeministrin, Top Channel e pyeti nëse ai është i gatshëm të mbajë përgjegjësi, për skepticizmin që qasja e mazhorancës ndaj çështjes Tahiri, ka krijuar në Gjermani.

“Ka individë që ne i njohim të lidhur ngushtë me PD që ushqetehen rregullisht nga propaganda për të cilën unë fola në fjalën time hyrëse, ashtu sikundër ka ndonjë që ka ardhur ka bërë fushatë kundër nesh në qershorin e kaluar dhe është normale, s’ka asnjë problem. Ne po presim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë”, tha Rama.

Përtej buzëqeshjeve, disa fjalë të Kryeministrit kryediplomatja e BE-së nuk i gëlltiti, duke reaguar dy herë ndaj etiketimeve të Ramës.

“Komisioni më i pamëshirshëm i provimeve që ekziston në Europë, Komisioni Europian”, tha Rama.

“Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë fjalën e pamëshirshme për punën time. Nuk e marr personale, thjesht për të theksuar se mund ta quani mbështetur në meritë, mund ta quani të rreptë por jo të pamëshirshme”, i tha Mogherini.

“Zgjedhje këtu e zgjedhje atje, prit të mbarojmë zgjedhjet dhe këtë dhe këtë… është bota reale. Nuk jemi duke shkuar në parajsë”, tha Rama.

“Kjo është ajo cfarë kemi dhe është një vend goxha i mirë!”, tha ajo.

Mogherini: Semafori është i gjelbër, tani fillon gara!  

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, bëri një krahasim me nisjen e garës në Formula 1, sa i përket situatës aktuale të Shqipërisë drejt integrimin në BE.

“Imazhi që unë kam është linja e nisjes së F1 dhe semafori është i gjelbër, tani fillon gara”, tha Mogherini.

“Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë në procesin e vettingut ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon breznitë. Kur bëhet fjalë për perspektivën e mbledhjes së këshillit në qershor. Dje KE u shpreh se kushtet janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati të nisë negociatat, me një vendim qartësisht pozitiv për të marrë vendimin. Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në termat teknike nëse gjërat do të vazhdojnë. Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe rezultati ishte pozitiv. Unë mendoj se kemi lajm shumë të mirë jo vetëm për Shqipërinë, por dhe rajonin”, u shpreh më tej Mogherini.

Kryefjala e Mogherinit: “Së bashku”. Zyrtarja e BE: 5 prioritetet mbeten ende baza

“Së bashku” ka qenë kryefjala e fjalimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

“Puna që është bërë së bashku në këtë vend mbaj mend dhe ndasitë dhe përpjekjet, ky është momenti dhe siguroj që është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar s ëbashku, qeveria me opozitën. Më lini ta theksoj këtë se përpjekja kolektive nuk janë vetëm institucionet po dhe njerëzit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që do të jetë edhe më e madhe kur të nisin negociatat”, tha ajo.

Mogherini tha se pesë prioritetet kyçec do të vazhdojnë të jenë baza e punës së përbashkët.

“Ky është rezultat i një pune kolektive nëse do të hidhja sy pas, se si dukej ky vend disa vite më parë. Disa ndryshime keni bërë të gjithë së bashku dhe duke qenë se ky ishte një rezultat i përbashkët mendoj se do të jetë një ditë e një njohjeje kolektive, është një rezultat i institucioneve të vendit, presidenti, qeveria, parlamenti, bashkitë, për qytetarët e Shqipërisë. Po kështu është përgjegjësi e të gjithëve për të kryer punën e mëtejshme. Procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe do e përsëritim gjithmonë. Vitin e kaluar ishim krahë për krahë njëri tjetrit ku unë përballë medias u shpresa mjaft qartësisht përballë qytetarëve të Shqipërisë se Komisioni Europian do të kishte dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë kur zbatimi i reformës në drejtësi, dhe posaçërisht vettingu të fillonte, Ju e realizuar ne përmbushëm atë që thamë. Është moment mjaft historik, sepse është një punë e përbashkët që ne e kemi bërë dhe në BE. Do të doja që ti bashkohesha kryeministrit për të falendertuar të gjithë që kanë punuar për arritjen e këtij rezultati po dhe kolegëve të mi në Bruksel që kam punaur mjaft ngushtë, presidentin Juncker, komisionerin Hahn dhe të gjithë komisionerët që kanë mbështetur deri tani. Vlerësimi i komisionit që ne miratuam dje thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në raportin dhe rekomandimet e fundit të miratuar një vit e gjysmë më parë dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat. Mbajtja dhe thellimi i reformave që janë ndërmarrë dhe kjo është puna kryesore që kemi përpara, është moment festimi po dhe momenti për të parë punët e mëtejshme që do bëjmë së bashku. Për mua është e qartë 100% dhe numrin e të rinjve shqiptarë që bëjnë komente entuziaste. Kjo është një punë që duhet të vijojë për shkak të njerëzve tuaj. Ky është vendi me popullsinë e dytë më të re në rajon dhe nëse nuk gabohem kuy është një nga vendet e Europës që ka besimin më të lartë në BE. Nuk është vetëm një vendosmëri e fortë e popullit shqiptar për tu bashkuar me BE, por në interes të BE që të marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati për këtë dhe shpresoj se do të jetë shpejt. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të mbeten baza për punën tonë të përbashkët”, tha më tej Mogherini.

Ajo vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon.

Mogherini: Mesazhi im për opozitën…

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini tha se do të ketë të njëjtin mesazh edhe për opozitën ashtu si edhe mesazhi i dhënë për mazhorancën. Mogherini theksoi se rezultati nuk është i mazhorancës apo i ndonjë institucioni, por i të gjithë atyre që kanë punuar ndër vite.

“Unë do të takohemi me opozitën, mesazhi im për ta do të jetë i njëjtë si ai me mazhorancën. Ky nuk është një rezultat i mazhoranca, i një institucioni apo i një tjetri, por i të gjithë atyre që kanë punuar për të arritur këto objektiva. Nuk ka ndodhur asnjëherë në BE, që rrugëtimi në BE të jetë përdorur nga një partia apo tjetra. Shoh unitet te njerëzit e këtij vendi kur bëhet fjalë për të integrimin në BE.

Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë në procesin e vettingut ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon breznitë. Kur bëhet fjalë për perspektivën e mbledhjes së këshillit në qershor. Dje KE u shpreh se kushtet janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati të nisë negociatat, me një vendim qartësisht pozitiv për të marrë vendimin. Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në termat teknike nëse gjërat do të vazhdojnë. Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe rezultati ishte pozitiv. Unë mendoj se kemi lajm shumë të mirë jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin. Jo dosmosdoshmërisht ka qenë dhuratë. Imazhi që unë kam është linja e nisjes së F1 dhe semafori është i gjelbër, tani fillon gara”, tha Mogherini.

Mogherini flet në gjuhën që shqiptarët kuptojnë më mirë: Urime!

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme, Federica Mogherini e ka nisur fjalimin e saj në konferencën e përbashkët për shtyp në gjuhën shqipe.

“Urime”, ka thënë ajo duke vijuar të flasë në italisht për arritjet e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Vetë diplomatja e BE-së tha se dëshironte të fliste në këtë gjuhë që shqiptarët e kuptojnë shumë mirë.

“Këshilli Europian të nisë negociatat për anëtarësim në BE. Do të vazhdoj në anglisht po ishte shumë mirë për mua që ta thoja në një gjuhë që shqiptarët e kuptojnë shumë mirë”, tha Mogherini referuar dhe të kaluarës së vendit dhe marrëdhënieve të ngushta me shtetin italian, prejardhja edhe e vetë zyrtares së BE-së.

Rama: Gjermania jo vend skeptik, por kampion i projektit të zgjerimit

“Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi, Gjermania është një vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe Merkel është në krye të një procesi që jo rastësisht për të shpallur një raport të ri me Ballkanin Perëndimor”.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama në Konferencën e përbashkët me Mogherinin sa i përket skepticizmit të Gjermanisë drejt zgjerimit të Bashkimit Europian.

Rama nuk mohoi se se në Gjermani dhe në vende të tjera ka individ që janë skeptik dhe ka forca që janë kundër zgjerimit. “Një forcë që ka hyrë së fundmi në Parlamentin Europian është edhe kundër BE”, tha Kryeministri.

Më tej, ai theksoi se në këtë proces i rëndësishëm është përballje me argumentet.

“Ka edhe ndonjë që ka bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar dhe kjo është normale, por ne duhet të përballemi me argumentet pasi në këtë proces. Është gjëja më e lehtë të nxirren bishta dhe alibi përballë faktit që Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat nga komisioni i pamëshirshëm që nuk bën dhurata, por që shikon një për një detyrat dhe zbatimin e tyre dhe ne kemi bërë detyrën tonë.
Shqipëria sot nuk është ajo që ishte dje. Ne sot jo vetëm jemi gati, por hyjmë në një fazë të re për t’u ulur ne negociata”, tha Rama.

Rama: Të bashkohemi në një fanellë kuqezi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri thirrje edhe njëherë opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor evropian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces.

Ai në konferencën e përbashkët me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini tha se Shqipëria i ka bollë nëpër Evropë ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe që nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota, andaj nuk ka kuptim që t’u bashkohet qoftë edhe një shqiptar i vetëm.

“Dua t’i lutem si shqiptar, si qytetar dhe jo si kryeministër, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor evropian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gënjeshtra dhe të mos eksportojnë baltën e luftës sonë politike, por ta lënë mënjanë këtë. E ftoj Bashën që të bëjë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, kur flasim për Shqipërinë jashtë Shqipërisë. Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar qeveria, nuk ka fituar PS, por kanë fituar të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

Image
Edi Rama

Rekomandimi për negociatat/ ‘Mish për top’, Rama flet për forcat skeptike. Ja cilët njerëz falënderon

Me një falënderim të madh për shefen e politikës së jashtme të BE dhe me përcaktime plot superlativa për të, e ka nisur fjalën e tij kryeministri Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Mogherinin.

“Falënderimi për zonjën e diplomacisë së Evropës së bashkuar është posacërisht i vecantë, se arritja e rezultatit të shumëpritur të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është e lidhur direkt edhe me punën e palodhur të Mogherinit dge me mbështetjen e saj të paepur për rajonin dhe Shqipërinë po ashtu.

Rajoni dhe Shqipëria kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara, por ne të gjithë kemi nevojë të posaçme për miq të mirë dhe të vërtetë në Evropë, që njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë dhe rëndësinë tonë për projektin e papërfunduar të Evropës së Bashkuar.

Është Fakt i njohur botërisht për forcat skeptike ndaj zgjerimit që na shohin dhe na përdorin kur ua lyp interesi si mish për top në politikën e tyre të mbylljes. Ne ia kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm në rrugën e përpjetë drejt realizimit të një ëndrre kombëtare.

Falënderoj edhe presidentin Juncker me të cilin kam pasur një telefonatë shumë miqësore dhe inkurajuese dhe komisionerin Hahn që është investuar me mendje dhe zemër për të cuar para projektin e integrimit në BE. Ne morëm atë që meritonim, as më shumë as më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat