Mogerini nga Tirana: Sot festoni, por puna që keni përpara…

Shqipëria

Mogerini nga Tirana: Sot festoni, por puna që keni përpara…

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:48
Federica Mogerini

Shqipëria i ka përmbushur pesë kushtet e vendosura më shumë se një vit më parë dhe për këtë arsye Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit nisjen e negociatave. Ky ishte qëndrimi i mbajtur sot në Tiranë nga zyrtarja e lartë e Brukselit, Federica Mogerini gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Ajo tha se tani është momenti për të festuar, por edhe për të parë se çfarë pune e pret Tiranën nga tani e në vijim.

PJESE NGA FJALA E MOGERINIT

Besoj se është një moment mjaft historik për vendin dhe BE-në sepse kjo është një punë e përbashkët që ne e kemi edhe në BE. Vlerësimi i komisionit që ne miratuam thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që i ishin vendosur në raportin e rekomandimeve të fundit të miratuar 1 vit e gjysmë më parë dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat. Është moment festimi por duhet parë se çpunë mund të bëjmë më tej së bashku.

Kjo është një punë që duhet të vijojë jo për shkak të Brukselit, por për shkak të njerëzve tuaj. Ky është vendi i dytë me popullsinë më të re në rajon. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementë kyçë mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të vlerësojnë kapacitetet e institucioneve, do të mbetet gjithashtu baza për punën tonë të përbashkët. Kjo është koha për të punuar së bashku qeveria me opozitën, të gjithë qytetaët e vendit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që faktikisht do të jetë më e madhe kur të nisim negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat