A do ndikojë thirrja e opozitës për mosbindje civile në vendimin e Qershorit? Ja si përgjigjet Mogherini

Shqipëria

A do ndikojë thirrja e opozitës për mosbindje civile në vendimin e Qershorit? Ja si përgjigjet Mogherini

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:03
Federica Mogherini

Shqipëria i ka përmbushur pesë kushtet e vendosura më shumë se një vit më parë dhe për këtë arsye Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit nisjen e negociatave. Ky ishte qëndrimi i mbajtur sot në Tiranë nga zyrtarja e lartë e Brukselit, Federica Mogherini gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Ajo tha se tani është momenti për të festuar, por edhe për të parë se çfarë pune e pret Tiranën nga tani e në vijim.

Fjala e Mogherinit:

Besoj se është një moment mjaft historik për vendin dhe BE-në sepse kjo është një punë e përbashkët që ne e kemi edhe në BE. Vlerësimi i komisionit që ne miratuam thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që i ishin vendosur në raportin e rekomandimeve të fundit të miratuar 1 vit e gjysmë më parë dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat. Është moment festimi por duhet parë se çpunë mund të bëjmë më tej së bashku.

Kjo është një punë që duhet të vijojë jo për shkak të Brukselit, por për shkak të njerëzve tuaj. Ky është vendi i dytë me popullsinë më të re në rajon. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementë kyçë mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të vlerësojnë kapacitetet e institucioneve, do të mbetet gjithashtu baza për punën tonë të përbashkët. Kjo është koha për të punuar së bashku qeveria me opozitën, të gjithë qytetaët e vendit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që faktikisht do të jetë më e madhe kur të nisim negociatat.

Do ndikojnë thirrjet e opozitës për mosbindje civile në Qershor? Sa janë shanset reale për tu hapur negociatat?

Unë do të takohem me opozitën sot. Mesazhi im për ta do të jetë saktësisht si mesazhi për kryeministrin. Ky nuk është rezultat i njërës apo tjetrës parti. Nuk është rezultat për një institucion apo një tjetër, është për të gjithë ata që kanë punuar vendin kaq thellësisht gjatë dekadës së fundit. Jo vetëm të marrin meritën për të, por edhe përgjegjësitë për të ardhmen. Nuk ka ndodhur asnjëherë në BE që rrugëtimi të jetë përdorur nga njëra apo tjetra parti. Unë shoh mjaft unitet kur bëhet fjalë për aspiratën e anëtarësimit në BE.

Më duhet të them se nëse Shqipëria dha rezultate në reformën në drejtësi, në vetting, kjo ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon brezat. Kjo nuk është çështje e partive politike, e qeverisë apo e opozitës, është përpjekje kombëtare. Sa i përket mbledhjes së Këshillit në qershor, Komisioni u shpreh se vlerësimi që ne bëjmë është që kushtet janë përmbushur. Me një rekomandim qartësisht pozitiv për këshillin duke presupozuar që reformat do thellohen. Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në terma teknike. Më pas i takon Këshillit të marrë vendim. Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe vlerësimin teknik që e bëmë dhe rezultati ishte pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat