Negociatat, Vasili sulmon Ramën: Bën humor për skeptikë, por është mbështetës i krimit të organizuar

Shqipëria

Negociatat, Vasili sulmon Ramën: Bën humor për skeptikë, por është mbështetës i krimit të organizuar

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:31
Petrit Vasili

Pas deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama në një konferencë shtypi të përbashkët me shefen e diplomacisë Europiane Mogherini ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili në një status në rrjetet sociale shkruan se: Rama si versioni negativ i Don Kishotit u tregon vendin skeptikëve europianë. Ç'humor i zi....
Ai akuzon Ramen se është rrënuesi i ekonomisë se vendit te tij, është hajduti i zgjedhjeve dhe mbështetësi i krimit të organizuar e trafiqeve.

Ja shënimi i plotë i Vasillit në facebook: Rama u tregon vendin skeptikeve europiane,cfare humori....Rama si versioni negativ i Don Kishotit u tregon vendin skeptikeve europiane.Ç'humor i zi....
Po kush jane skeptiket:
Jane lokomotivat e ekonomise europiane
Jane vendet e standartit me te larte ne zgjedhje
Jane vendet e shtetit ligjor model
Po kush kryeministri butaforik i Shqiperise:
Eshte rrenuesi i ekonomise se vendit te tij.
Eshte hajduti i zgjedhjeve dhe mbeshtetesi i krimit te organizuar e trafiqeve.
Eshte ai qe la Shqiperine pa sistem drejtesie qe nga gjykata kushtetuese
Ndaj rrofte Kryeministri i shkaterrues i shtetit te tij.
Poshte skeptiket qe kane ndertuar shtete qe ndricojne me ekonomine dhe demokracine e tyre.
Ka te drejte kryeministri yne, kurre te mos u ngjajme demokracise se ketyre skeptikeve qe jane edhe ata pjese e kazanit,duhet t'i ngjajme demokracise se droges dhe krimit se kryeministrit,kjo e fundit do te na coje perpara......drejt humneres.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat