Takimi në Rinas, pse Mogherini kërkoi ndjesë dhe dy çështjet që Basha ndau me të

Shqipëria

Takimi në Rinas, pse Mogherini kërkoi ndjesë dhe dy çështjet që Basha ndau me të

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:07
Lulzim Basha dhe Federica Mogherini

Edhe pse i vendosur momentet e fundit, takimi mes Shefes se Politikës së Jashtme, Federica Mogherini në sallën Vip në Rinas me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha duke i ngrohtë.

“Të kërkoj ndjesë për vonesën…”, i thotë Mogherini, Bashës në fillim të takimit mes tyre.

Nga ana e tij, Basha e përcjell me sportivitet, takohen përzemërsisht dhe më pas futen në takim.

Mogherini shoqërohet nga delegacioni KE-së në Tiranë, ndërsa Lulzim Basha duket i vetëm.

Më pas biseda shtendoset me axhendën që ka Mogherini. Basha e pyet nëse ajo do të ikë në Bruksel apo Maqedoni, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet pikërisht në Shkup.

Biseda fokusohet pak sekonda tek axhenda e ardhshme e Mogherinit, ndërsa me pas Basha i bënë të qartë Mogherinit dy gjëra që do të ndajë me të…

Gjithçka u transmetua LIVE përmes faqes së Bashës në Facebook, ndërsa porosite ndaj njeri tjetrit mbeten vetëm brenda dyerve të sallës VIP në Rinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat