A do vijojë PD me mosbindjen civile?

Shqipëria

A do vijojë PD me mosbindjen civile?

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:38
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët deklaroi se qëndrimi i opozitës nuk do të jetë kurrsesi në një linjë me atë të qeverisë.

Teksa u pyet lidhur me faktin nëse opozita do të vijojë në mosbindje civile, Basha tha se opozita nuk do të veshë kurrë fanellën e qeverisë, por atë të Europës.
“Nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Në Europa nuk mendohet që opozita të heq dorë nga angazhimi i saj dhe të veshë fanellën e qeverisë.

E cilës qeveri? Ajo që ka zhytur qeverinë në drogë. Ajo që ushtron presion ndaj mediave dhe gazetareve. Sigurisht që jo, kjo është fanella e turpit dhe PD nuk mund ta vesh atë. Ne kemi fanellën e Europës, vetëm atë mund të veshim”,- tha Basha.

Mes të tjerash lideri i PD-së pohoi se gjuha e logjeve të çon tek bregu i Lumit dhe jo në Bashkimin Europian.“Kjo është sjellja që në Berlin zyrtari i lartë e tha; se këtë do ta përdor Edi Rama, që njihet për propagandën për të bërë makijazh, që ta përdor si një aspekt tjetër.

Problemet si shpik opozita dhe aq më pak CDU/CSU apo eurodeputetët, apo institucionet ndërkombëtare që janë interlokutorët.
Shqip apo meriton një tjetër fjalë për atë argument, ndaj ai ka për qëllim që të fsheh këtë fakt, pasi nuk funksionon demokracia. Ka çuar në një aleancë për bashkëpunimin me krimin.

Ky është realiteti dhe jo tekat e opozitës. Dhe po të doja unë se fsheh dot, pasi është në raportet e EUROPOL. Nuk funksionon kështu BE. Gjuha e logjeve të çon tek bregu i Lumit dhe jo në Bashkimin Europian”,- pohoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat