Merr fund miqësia e vjetër! Koni i hapur për hetim, kërkon dhe tenderat e Dhori Kules

Shqipëria

Merr fund miqësia e vjetër! Koni i hapur për hetim, kërkon dhe tenderat e Dhori Kules

Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:45
Mynyr Koni

Rektori i Universitetit të Tiranë ka reaguar në lidhje me hetimin e nisur nga Prokuroria kundër tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për të cilën Mynyr Koni shprehet se e mirëpret.
Por përveç “mirëpritjes” Mynyr Koni shton se do të ishte e udhës që të hetoheshin të gjithë tenderat e Universitetit në 10 vitet e fundit, duke nënkuptuar që nën hetim duhen vënë po ashtu dhe tenderat e dhënë nga Dhori Kule, sot dekan i Fakultetit Ekonomike dhe dje ish Rektor.

E duket se miqësia mes Mynyr Konit dhe Dhori Kules ka përfunduar këtu, në një kohë që është hera e dytë që të dy profesorët shkojnë në gjykatën e Krimeve të Rënda. Deri dje Koni e Kule kanë deponuar në gjykatë në lidhje me hetimin e nisur ndaj Emiliano Shullazit, mbi të cilin rëndonte akuza e kërcënimit të Mynyr Konit, në atë kohë i sapozgjedhur në krye të Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni.

Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar.

Në mënyrë të përsëritur, i bëj kerkese organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat