Berati ka 103 objekte të kategorisë së parë, disa në rrezik

Shqipëria

Berati ka 103 objekte të kategorisë së parë, disa në rrezik

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:22
Berati

Qarku numëron 103 monumente të kategorisë së parë dhe 383 të kategorisë së dytë, kryesisht të përqëndruara në lagjet muzeale të Qytetit Berat.

Por një pjesë jo e vogël e këtyre momumenteve kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi po rrënohen ditë pas ditë.

Ndërhyrje të tilla të specializuara kërkojnë fonde të mëdha ndaj kryebashkiaku i Beratit flet për nevojën e bashkëfinancimeve dhe bashkëpunimit me Ministrine e Kulturës dhe biznesin privat.

Dhe shembulli për ndryshimin që mund të sjellë bashkëpunimi ishte shndërrimi i një banese 300 vjecare në Lagjen Mangalem në një bujtinë për të pritur turistë, e inauguruar në ditën ndërkombëtare të Kulturës.

Statusi qytet i mbrojtur nga UNESCO, tërheq mijëra vizitorë çdo vit, por për kryebashkiakun Sinaj sfida është ofrimi i shërbimeve

Në këtë ditë në të gjithë vendin të gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat