Paloka: Tahiri e kërcënon për herë të dytë Ramën publikisht

Shqipëria

Paloka: Tahiri e kërcënon për herë të dytë Ramën publikisht

Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:20
Nënkryetari i PD-ë, Edi Paloka

Nënkryetari i PD-ë, Edi Paloka, e komentoi sot deklaratën e ish-ministrit Saimir Tahiri me "bir nëne dhe kurve" si një kërcënim të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama në rast se ai do të lejojë ta burgosin.

"Ka përdorur përseri, - shkruan Paloka në Fb, -  një shprehje të Ramës për ta kërcënuar: “Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë...” kërcënoi sot Tahiri me të njejtën shprehje që pergjigjej dikur Rama për akuzat e korrupsionit që i bëheshin kur ishte kryetar bashkie.

Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “Nuk keni pare asgje akoma”.

I gjendur ne te njejtat rrethana, kur arrestimi i tij eshte perseri afer, i kerkuar me kembengulje jo vetem nga opozita por dhe nga nderkombetaret per shkak te fakteve evidente, Tahiri duket se ka marre sinjale edhe qe Rama eshte gati ta leshoje per here te dyte. Berisha beri dje nje denoncim qe si gjithmone rezulton i vertete dhe me se i sakte.

Ne keto kushte vjen kercenimi i dyte i Tahirit per Ramen duke i bere te qarte se jo vetem nuk pranon te bej burg per Ramen por ne se Rama do e leshoje, ai do nxjerre jo vetem bemat e fundit te shefit te tij, por do t'i kthehet dhe aferave korruptive te bashkise. Keta jane ata qe na drejtojne dhe pretendojne madje te pranohen dhe ne BE."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat