Meta pret të rinjtë nga trevat shqiptare dhe rrëfen çfarë bisedoi me ta

Shqipëria

Meta pret të rinjtë nga trevat shqiptare dhe rrëfen çfarë bisedoi me ta

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:42
Meta pret të rinjtë

"Me mbresa të veçanta u ndava sot nga një takim tepër i hapur, i ngrohtë e vëllazëror me një grup të rinjsh nga të gjitha trevat shqiptare, me të cilët shkëmbyem mendime e ide mbi rolin e kontributin e brezit të ri në ditët e sotme, veçanërisht në proceset evropiane të rajonit tonë."

Kështu tregon vetë në rrjetet sociale, Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili ka publikuar dhe fotot nga ky takim."I inkurajova që me energjinë, idetë e vizionet e tyre të udhëheqin ndryshimet në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Malin e Zi. Është koha që të kthejmë vëmendjen tek arsimi, jo vetëm si investimi më i sigurtë për të ardhmen por edhe si mjeti më efikas unifikues mes shqiptarëve në rajon,' përfundon shënimin e tij Meta. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat