Me emër dhe mbiemër! Ngjela tregon se kush janë “peshqit e mëdhenj”

Shqipëria

Me emër dhe mbiemër! Ngjela tregon se kush janë “peshqit e mëdhenj”

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:21
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë për me emër e mbiemër “peshqit e mëdhenj” që sipas tij do të goditen penalisht deri në muajin maj.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Ngjela është shprehur se vettingu, i drejtuar nga SHBA-të, është ngritur dhe krijuar me qëllimin për të goditur dhe arrestuar të korruptuarit e mëdhenj të gjyqësorit dhe kastës politike shqiptare.

Eni Vasili: A duhet paguar një çmim që në qershor të fillojmë me negociatat? A do sakrifikohet dikush? A do ketë arrestime deri në qershor?

Spartak Ngjela: Nuk ma ha mendja që të ketë sakrificë, sepse këtë e drejton Uashingtoni dhe nuk e kanë në dorë këta. Për ta nuk ka asgjë në dorë, por kërkon t’i japë mundësi palës tjetër që të bëjë politikë, që politikën po e bën Rama, politikë e nivelit të ulët.

Ka progres në reformë në drejtësi dhe të gjitha konvergojnë në një pikë: edhe reforma, edhe dhuna e qytetarëve, edhe rekomandimi, edhe hapat që bën qeveria më shpejt drejt BE, është hap pozitiv për Shqipërinë. Por ata nuk e pranojnë këtë politikë që ka Shqipëria. Kanë konsumuar shumë politikë në Ballkan.

Nuk quhet sakrificë por një drejtësi që do shkojë në vend. Padrejtësi do quhej nëse në burg do shkojë ndonjë i pafajshëm. I shqetësuar qe Saliu për hapjen e negociatave, njeriu i shqetësuar e humbet eikulibrin mendor.

Deri në maj do ketë akuza, por nuk e di a do arrestohen peshq të mëdhenj. Peshk i madh quhet Saliu, Rama dhe Basha. Këta të tre, mund të ketë dhe ndonjë të katërt. Të tjetër janë të vegjël dhe mesatar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat