Apeli vendos lirimin e 8 kuksianëve të arrestuar, tre mbeten në burg

Shqipëria

Apeli vendos lirimin e 8 kuksianëve të arrestuar, tre mbeten në burg

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:10
Pamje nga seanca

Gjykata e Apelit e Shkodrës vendos lirimin e 8 kuksianëve të arrestuar, tre mbeten në burg

Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë "Detyrim me paraqitje" për 8 kuksianë të arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit.

U lanë në burg Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës, Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës, Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

Protesta e fishekzjarre 

 Familjarë dhe dhjetra qytetarë të tjerë të mbledhur para Gjykatës së Apelit e kanë përcjellë me hedhje kapsollash pritjen e marrjes së vendimit nga trupi gjykues për 11 të arrestuarit.

Avokati, Altin Goxhaj, deklaroi se janë shkelur procedurat ligjore për arrestimin e protestuesve të 31 marsit në Rrugën e Kombit.

Goxhaj: Puna është të shpallen të pavlefshme procedurat e ndalimit, vendimi i gjykatës së shkallës së parë që i bëri të vlefshme ato procedura. Do ketë drejtësi në Shqipëri apo jo? Ky ëShtë akti i parë i varrosjes së fillimit të përballjes së gjykatave me urdhrat e qeverisë. Nëse nuk shpallet i pavlefshëm urdhri i prokuroRisë dhe më pas i gjykatës për ta certifikuar atë për mënyrën si janë rrëmbyer njerëzit gjatë natës në shtëpi, në shtëpi sot ësHtë data e fillimit të diktaturës

Gjyqi u bë për katër kioska, që tha 7 milion euro ai i madhi. Sipas ligjit dikush që kryen një vepër në kushtet e detyrimit, që i shkatërron atij pronën dhe dëmi që bën është më i vogël se ai që po mbron dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, nuk ka përgjegjësi për veprën penale.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, për Ora News tha se është shpresëplotë në një vendim të drejtë nga gjyqësori.

Nora Malaj: Besoj që vendimmarrja e rezultatit përfundimtar të jetë pozitiv.Të 11 opo ti shikosh janë qytetarë të thjeshtë. Ky është një gjykim që duhet parë si nevojë e domosdoshme për tu dhënë mundësinë.Shteti është tërhequr.Nëse gjykimi do bëhet i drejtë atëherë dhe vlerësimi i gjithë komunitetit do të jetë në pozitivitetin e zgjidhjes së problemit.Duhet të ketë reflektim të fortë dhe besoj shumë që e drejta të fitojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat