Denoncimi: Si Rama po u bën presion administratës, me kërcënime për largim nga puna

Shqipëria

Denoncimi: Si Rama po u bën presion administratës, me kërcënime për largim nga puna

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:47
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka detyruar drejtorët e institucioneve shtetërore në Fier që të marrin pjesë në takimin e tij në bibliotekën e qytet. Në rast mosprezence, do largohen nga puna.

Denoncimit i ka dhënë jehonë ish-Kryeministri Sali Berisha duke e pasqyruar në faqen e tij në Facebook. Ai shkruan se është një nëpunës i administratës që ia dërgon.

Statusi i ish-Kryeministrit Berisha

Qarkut po i detyrojne punonjesit qe te jene te pranishem ne takim.

Piktori deshtak takim me detyrim!

Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb

“Doktor pershendetje!

Ju shkruaj per te denoncuar faktin qe Edvin Shullazi ka takim te Biblioteka e Rrethit Fier, ne oren 16.00 dhe drejtoret e Bashkise Fier, UKT, OSSHE dhe ne te gjitha institucionet shteterore te Qarkut po i detyrojne punonjesit qe te jene te pranishem ne takim.

Eshte e turpshme sesi kercenohen me heqje nga puna nese nuk shkojne. Drejtoret do qendrojne te hyrja e Bibliotekes ne oren 16.00 per te bere apelin, me mungesa. Kush nuk vjen, te henen merr leter per largim nga puna !

Qytetaret nuk e duan me narkokryeministrin dhe prandaj ai merr masa qe mos ti deshtoje aktiviteti, dhe ti hedhe hi syve popullit me propagande komuniste.

TURP TURP TURP!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat