Fermerët s’përfitojnë nga subvencionet, Rama: Bashkohuni! TVSH 6 për qind agro-turizmit

Shqipëria

Fermerët s’përfitojnë nga subvencionet, Rama: Bashkohuni! TVSH 6 për qind agro-turizmit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:49
Edi Rama

Një pjesë e madhe e fermerëve ankohen se nuk mund të plotësojnë kushtet e vendosura nga skema e qeverisë për subvencionet financiare.

Një ndër pengesat kryesore, thonë ata, është sipërfaqja që zotërojnë.

Thirrja e Kryeministrit Edi Rama për fermerët për këtë shqetësim të tyre ishte e qartë.

“Bashkohuni, bashkohuni sepse është në interesin e çdo fermeri që të bashkohen dhe në interesin e ekonomisë së tyre dhe interesin e ekonomisë kombëtare”, tha ai.

Në konferencën për shtyp në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, këtë herë e zhvilluar në qytetin e Fierit, Rama foli për një tjetër lehtësi në agro-turizëm.

“Agro-turizmi është një fushë me potenciale të mëdha nga veri në jug të Shqipërisë dhe për këtë do të ketë ulje në 6 për qind e TVSH për të gjithë ata që do të ndërmarrin nisma në agro-turizëm”, tha Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat