Xhafaj: Grupe kriminale në Fier dhe Lushnje guxojnë të përballen me policinë

Shqipëria

Xhafaj: Grupe kriminale në Fier dhe Lushnje guxojnë të përballen me policinë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:58
Fier

Operacioni “Forca e Ligjit” pritet të veprojë shumë shpejt në Fier dhe në Lushnje. Paralajmërimi është nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një takimi në komunitet me qytetarë të Fierit.

Sipas ministrit Xhafaj, ka disa grupe kriminale në Fier dhe në Lushnje që kanë guxuar të sfidojnë policinë, por ka premtuar se shumë shpejt do të marrin përgjigjen e merituar.

“Në Fier dhe Lushnje gjithashtu ka disa probleme të kësaj natyre. Ka disa element, ka disa individë, por edhe grupe kriminale të cilët kanë guxuar të përballen jo në pak raste edhe me policinë. Ne jemi të angazhuar fort së bashku me Prokurorinë në një proces hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale. Kemi goditur disa prej tyre dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka pasur edhe ka dukuri të kësaj natyre”, tha ndër të tjera ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat