Xhaçka në Amerikë për mbylljen e bazës turke në Kuçovë

Shqipëria

Xhaçka në Amerikë për mbylljen e bazës turke në Kuçovë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:31
Kastriot Myftaraj

Në rubrikën e tij "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj ka analizuar vizitën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Amerikë. Sipas tij vizita e saj është zhvilluar pas Amerika i ka kërkuar Shqipërisë mbylljen e një baze ushtarake turke në Kuçovë. 

Myftaraj: Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar këto ditë në Uashington ku në Pentagon është pritur edhe nga homologu i saj Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes gjenerali James Mattis.

Ajo që të bën përshtypje në këtë vizitë është një ofertë e çuditshme  e zonjës Xhaçka për një bazë ushtarake të NATO-s, posaçërisht amerikane në Shqipëri. Zonja Xhaçka nuk di dhe kanalet zyrtare që kur bëhen oferta për një bazë të NATO-s, bëhet në Bruksel nuk bëhet në SHBA sepse bëhet në kanale jo zyrtare në Uashington dhe në kanale zyrtare në Bruksel, se pastaj kjo i shërben asaj propagandës së vjetër sovjetike që ka krijuar NATO në 1949 që rusët thoshin NATO është amerikane por e maskuar me ca struktura drejtuese që janë në Europë.

Aspekti formal duhet të ruhet në diplomaci. Kërkesa për një bazë ushtarake nuk është thjesht kërkesë ushtarake, është kërkesë politike, diplomatike dhe bëhet në kanalet zyrtare.

Por kështu ndodh me shtetarët tanë që nuk këshillohen me juristë dhe ata që paguajnë si këshilltarë janë të paaftë.

Por çështja ka edhe një anë tjetër, në të vërtetë SHBA i kanë kërkuar Shqipërisë mbylljen e një baze ushtarake turke në Kuçovë që i ka shqetësuar ameriaknët.

Është një bazë që turqit e kanë që nga koha e qeverive të fundit të zotit Nano. Kjo i shqetësuar amerikanët për shkak të afrimit të Turqisë më Rusinë për shkak se Turqia po vepron si një aleat jo i besueshëm i NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat