Këshilli Kombëtar i PD, Imami: Propozimet nuk merren parasysh, nuk lejohen diskutimet

Shqipëria

Këshilli Kombëtar i PD, Imami: Propozimet nuk merren parasysh, nuk lejohen diskutimet

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:46
Arben Imami

Anëtari i kryesisë së PD, Arben Imami tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD nuk lejohen diskutimet. Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të selisë blu, Imami tha se propozimet e bërë prej tij dhe disa kolegëve të tij nuk janë marrë parasysh dhe janë rrëzuar. 

Imami: Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet fiktive sepse po shqyrtohet vetëm një draft dhe nuk po lejohet diskutimi. Mbyllja e diskutimit dhe e fjalës, heshtja nuk është shenjë e mirë. Bëmë dy propozime, një që të diskutohen në Këshillin Kombëtar zgjedhjet e kaluara, të nxjerrë raportin kryesia përpara Këshillit dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimit. Ky propozim ra me shumicë dërmuese votash. Po me shumicë dërmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin. Dmth që  cështjet që shtruam radhën e kaluar,

1-kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje.
2-Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet sic po trajtohet sot.
3-Financat e Partisë, kontrolli mbi financat e partisë  është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Mesa duket është një problem serioz edhe për Shqipërinë. Kemi propozuar këtë gjë. Nuk ka diskutime as për këtë gjë. Menduam që ishte e vlefshme që organet autonome sic mund të ishte bordi i kandidaturave të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit të personit të zgjedhur. Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Nuk është një ditë e bukur për PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat