Imami: “PD është monokratike!” I përgjigjet Bogdani: Kërkesat e tua janë dëgjuar!

Shqipëria

Imami: “PD është monokratike!” I përgjigjet Bogdani: Kërkesat e tua janë dëgjuar!

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:10
Bogdani dhe Imami

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, Gerti Bogdani i ftuar në studion e Fax News ka folur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, për ndryshimin e statutit dhe për zhvillimet e tjera të brendshme.

“Nga propozimet që ka sjellë zoti Kulluri dhe një grup tjetër anëtarësh të Këshillit Kombëtar  apo të Partisë Demokratike, një pjesë e tyre janë përfshirë në këtë product të sotmin që diskutohet këtu.

Njëri është ngritja e Komisionit për Vlerësimin e Kandidaturave. Do të ngrihet një komision i posaçëm për të  vlerësuar kandidaturat qoftë për Kuvendin e Shqipërisë, qoftë për Kryetar të Bashkive a të Këshillave Bashkiakë, që të kalojnë në një filtër pranë Partisë Demokratike, për të parë nëse këta persona përmbushin apo jo kushtet. Ky është një zhvillim shumë i mirë.

Ka disa propozime të tyre që janë përfshirë, ka disa propozime të tjera që nuk janë përfshirë, sepse janë menduar në një mënyrë tjetër ndryshe.” – tha Bogdani

Akuzave të Arben Imamit se partia vijon të mbetet monokratike duke mos lejuar diskutimin dhe propozimet për kufizimin e pushtetit të kryetarit përmes mekanizmave të kontrollit, Bogdani iu përgjigj se të gjitha partitë në botë janë monokratike, po ta marrësh fjalë për fjalë.

“Por sidoqoftë prandaj kanë rregulla dhe statute për të funksionuar sa më mirë dhe zëri i të gjithëve të dëgjohet dhe të diskutohet.

Nuk jam dakord me zotin Imami kur thotë që nuk lejohet diskutimi. Mbledhja e fundit e kryesisë ka zgjatur 4-5 orë pikërisht sepse ka patur një diskutim shumë të gjerë për shumë nga këto pika e propozime, të cilat kanë qenë edhe të Imamit.

Unë besoj që të gjithë inputet për përmirësimin e PD janë marrë parasysh.” – ishte përgjigjia e Bogdanit ndaj reagimit të Imamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat