Statuti i ri i PD / Jozefina Topalli rikthehet në një prej posteve më të rëndësishme

Shqipëria

Statuti i ri i PD / Jozefina Topalli rikthehet në një prej posteve më të rëndësishme

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:32
Jozefina Topalli

Ndërkohë që vijon ende mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, burime të Fax News kanë zbardhur një pjesë të ndryshimeve statutore të propozuara nga grupi i punës.

Në nenin 42 të Statutit të ndryshuar, shkruhet se Këshilli Kombëtar është organi më i lartë drejtues i veprimtarive të partisë e do të drejtohet nga kryetari i Këshillit Kombëtar. Në përbërje të Këshillit do të jenë ndër të tjerë, kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, kryetari i grupit parlamentar, nënkryetari partisë, ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryeparlamentarët dhe ish-kryetarët e PD.

Sipas këtij propozimi të miratuar me Statutin e ri, në Këshillin e partisë,  kthehet në këtë pozitë të lartë edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Burimet e Fax News bëjnë me dije se ky ka qenë një propozimi i anëtares së kryesisë së PD, Edith Harxhit, ndërsa kryetari Lulzim Basha ka qenë menjëherë pro.

Me këtë vendim çertifikohet edhe kthimi i një prej kritikëve më të forta të kreut Basha, Jozefina Topalli, në postet më të larta të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat