“Kush ta futi kaq keq”, Tahiri: Politika do në Shqipëri që ca njerëzve mos u thuash kurrë armiq

Shqipëria

“Kush ta futi kaq keq”, Tahiri: Politika do në Shqipëri që ca njerëzve mos u thuash kurrë armiq

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:40
Saimir Tahiri

I pyetur nga gazetari Arjan Çani se kush ja “futi” duke i përmendur disa nga emrat e politikanëve në vend, ish-ministri Saimir Tahiri nuk pranoi të thotë një emër konkret. 

 Arjan Çani: Kush ta “futi” kaq keq, përveç gafës që ke bërë më makinën. Kush e përdori këtë gjë? Ta futën italianët se ju doli emri dhe e dërguan një dosje këtu?

-Njerëz të opozitës e kanë kapur dosjen në Siçili, e panë emrin tënde dhe ta plasën se tani është momentit?

-Ta ka futur një njeri i afërt në partinë tënde, i cili të shifte si rival, i cili sot është kryetari i një bashkie shumë të madhe në Shqipëri.

-Rama s’ta fut, se nuk është tipi që ta fut menjëherë…

-Apo ta ka futur Ilir Meta, i cili të ka pasur “halë në sy” kur ke qenë ministër i Brendshëm.

E sdi që nuk do më thuash një emër, por do më çosh tek një pistë, tha gazetari Çani. 

Saimr Tahiri:  Edhe kur kam qenë ministër ma kanë bërë jetën më të vështirë, se të tjerët. Unë jam tipi që i bijë pak më shkurt gjërave.

Politika do në Shqipëri që ca njerëzve mos u thuash kurrë armiq, se për fatin tonë të keq janë gjithmonë të pushtetshëm. Unë se kam këtë model. Ata që nuk më bindin që nuk bëjnë diçka të hajrit nuk i quaj për shokë, jam më I drejtpërdrejtë pa llogaritë e gjata se nesër nuk të duhet.

Unë jetoj shumë më mirë duke qenë i vërtetë sesa duke të lëpirë dorën ty se do më bësh keq. Këtë nuk e bëj dot.  Po këtu ndodh që kur ke mundësi të bësh keq je më i rëndësishëm. Unë nuk i kam ruajtur këto marrëdhënien me vetëdijen time, qoftë me njerëz që janë oligarkë të mediave, të politikës, qoftë me oligarkë në botën tonë të vogël.

Nuk e kam ndërtuar jetën time me publikun në raport bazuar tek këta njerëz, cilado qoftë kostot. Unë preferoj ti shkoj rrugës time drejt duke luftuar me sa kam fuqi sesa të rri në sipërfaqe të ujit. Jam kurioz ta di kush ma ka “futur” por jam i qetë se dita ime kur të përballem me të gjithë do të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat