Rruga Bogë- Theth mbetet e bllokuar, bora deri në 2.5 metra

Shqipëria

Rruga Bogë- Theth mbetet e bllokuar, bora deri në 2.5 metra

Më: 21 prill 2018 Në ora: 16:14
Aksi Bogë-QafëThore-Theth

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se aksi Bogë-QafëThore-Theth mbetet i bllokuar që prej borës së fundit.

Sipas saj, prej një jave mjetet dhe efektivët e batalionit të xhenios po punojnë për hapjen e rrugës nga bora, trashësia e së cilës në këtë aks arrin deri në 2.5 m.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, ka shkruar ajo në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat