4500 punonjës të burgjeve në Shqipëri në sitën e Vettingut

Shqipëria

4500 punonjës të burgjeve në Shqipëri në sitën e Vettingut

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:30
Ilustrim

E gjithë trupa policore e burgjeve dhe stafi civil që është i angazhuar në institucionet e vuajtjes së dënimit penal në Shqipëri, do të kalojnë në sitën e Vetting-ut.

Edis Ibrahjimi, Këshilltar në Ministrin e Drejtësisë, ekspert i çështjes së burgjeve dhe shërbimit të provës gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se procesi ka nisur dhe është mjaft dinamik.

Sipas tij, qëllimi është pastrimi i trupës së angazhuar në IEPV nga element të cilët kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën.

“Ky proces do të prekë të gjithë punonjësit e burgjeve. Aktualisht janë 4 500 persona, një pjesë punonjës të policisë së burgjeve dhe një pjesë tjetër stafi civil që është i angazhuar në këtë shërbim. Të gjithë do të kalojnë në sitën e Vetting-ut”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, në fazën e parë të verifikimeve u prekën gati 200 persona, transmeton ATSH.

“Verifikimi është bazuar në ligjin për policinë e burgjeve, dhe bazohet tek pastërtia penale e punonjësve të policisë së burgjeve. Në këtë kontekst, kanë rezultuar 130 punonjës të këtij shërbimi me precedent penal, apo rekorde kriminale. Pra,  që në të shkuarën, në kurriz të tyre kishte një vendim gjykate për një shkelje ligjore të caktuara. Këta persona janë duke u larguar nga ky sistem. Shtylla e dytë e verifikimit, sqaroi Ibrahimi, është ajo që lidhet me arsimin e punonjësve të burgjeve. Në këtë kontekst duhet pranuar se janë 70 persona të cilët kanë rezultuar të punësuar në IEPV duke mos plotësuar kushtin e arsimit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat