Meta nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Shqipëria

Meta nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:24
Ilir Meta dhe Era

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel, – shkruan Meta në Fb, – për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!”

Në përfundim, Meta ka publikuar një urim të cilit i është bashkuar edhe vajza e tij e vogël: “Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat