Raporti i DASH, Paloka: Tani s’gënjeni dot duke thënë se është pozitiv

Shqipëria

Raporti i DASH, Paloka: Tani s’gënjeni dot duke thënë se është pozitiv

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:01
Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar kundër qeverisë në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit.

Në një status në “Facebook”, ai shkruan se këtë herë “ata nuk dalin dot të gënjejnë me paturpësi se raporti është pozitiv për qeverinë”.

“Të gjithë këta, që edhe kur ndonjë punonjësi të ambasadës i bie rruga e kalon afër kryeministrisë, bërtasin fort për “mbështetje amerikane ndaj kryeministrit tonë”, për Raportin e Departamentit të Shtetit kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!!!,” shkruan Paloka.

Statusi i plotë:

Asnje reagim nga Rama per raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit!

Asnje reagim nga asnje prej ministrave!

Asnje reagim nga asnje prej funksionareve te “Rilindjes”!

Asnje reagim prej mediave apo “analisteve” te paguar nga Rama

Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone” , per Raportin e Departamentit te Shtetit kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!

Sigurisht kete here nuk dalin dot as te lexojne fjali te shkeputura e te thone me paturpesi ( sic kane bere ne fakt here tjeter) se raporti eshte pozitiv per qeverine…

Zgjedhje te blera

Qeveri e korruptuar ne cdo dege

Drejtesi dhe media te kapura e te shantazhuara

Tani ju mbetet vetem te dalin e te thone qe Departamenti i Shtetit nuk perfaqson Departamentin e Shtetit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat