Zyrtari amerikan: Gjykatësit e vjetër në Shqipëri nuk janë të gatshëm për ndryshimet në drejtësi

Shqipëria

Zyrtari amerikan: Gjykatësit e vjetër në Shqipëri nuk janë të gatshëm për ndryshimet në drejtësi

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:17
Gjyqtari Stephen Czuleger

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Stephen Czuleger është shprehur gjatë një interviste se gjyqtarët e vjetër shqiptar nuk ishin të gatshëm për ndryshimet në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

“Gjykatësit e vjetër në Shqipëri duken më pak të gatshëm për ndryshim, ndërsa të rinjtë e kuptojnë më shumë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar”, u shpreh anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Stephen Czuleger, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Czuleger, është pjesë e një programi që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe pritet të japë leksion në vendin tonë, muajin e ardhshëm.

“Herën e fundit që zhvillova një takim me një grup gjyqtaresh në Shqipëri, vura re se të vjetrit prej tyre ishin më pak të gatshëm për ndryshim. Nga bisedat e zhvilluara në Ambasadën Amerikane mora të njëjtat shqetësime për korrupsionin . Ata ishin pesimiste se gjerat do të ndryshonin, por unë jam pozitiv pasi mendoj se studentët e juristët e rinj e kuptojnë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar”, u shpreh Czuleger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat