PD akuza qeverisë: Dita e Tokës u “festua” në Tiranë me shtëllunga kancerogjene

Shqipëria

PD akuza qeverisë: Dita e Tokës u “festua” në Tiranë me shtëllunga kancerogjene

Më: 22 prill 2018 Në ora: 19:05
Ilustrim

PD ka sulmuar këtë të duielë qeverisë duke i kujtuar të gjithë të majtëve në pushtet se sot në Ditën e Tokës, në Tiranë festohej në mesin e shtëllungave të tymir kancerogjen që u shkaktua nga djegia e fabrikës së riciklimit të plastikës në Kashar dhe jo vetëm...

Përmes një deklarate për median, kreu i departamentit të mjedisit në PD Jamarbër Malltezi drejtori gishtin e përgjegjësinë drejt qeverisë dhe mungesdës së saj të vizionit e punës në lidhje me mbajtjen e pastërt të ajrit në vend. Malltezi u shpreh se qeverisë i interesojnë vetëm inceneratorët, plehrat e riciklueshme, betoni dhe kullat, ndërsa cilësia e ajrit sa vjen e përkeqësohet.

DEKLARATA

Dita e Tokës në Tiranë u festua me shtëllungat vdekjeprurëse të tymit kancerogjen që ishin sot dëshmia më tronditëse se mjedisi në Shqipëri nuk është prioritet.

Prioritetet e Edi Ramës janë inceneratorët, kullat, betonizimi, prerja e pyjeve, gjithçka që shkon kundër shëndetit të qytetarëve.

Reja gjigande kancerogjene që zgjati për disa orë në Tiranë, nuk është e vetmja katastrofë mjedisore. Se bashku me Dr. Shkencave Pyjore Hasan Cani dhe ekspertin Genti Spahiu sapo jemi kthyer nga Fushë Arrëzi, të cilin e zgjodhëm me qëllim zbulimin e një masakre tjetër mjedisore në Ditën e Tokës.

Në shkelje të plotë të çdo ligji që mbron mjedisin dhe pyjet, mbetjet në Fushë Arrëz hidhen në pyll, i cili, edhe pa këto mbetje është në gjendje të mjeruar. Pylli është i prerë, deri edhe tek filizat e rinj. 

Banorët e zonës e dinë që përfituesit kryesorë të masakrës mjedisore janë Kryetari dhe nën-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit. Inxhinier Lulashi u pushua nga puna pak kohë më parë, sepse respektoi ligjin e moratoriumit të pyjeve dhe gjobiti vëllanë e nënkryetarit socialist.

Moratoriumi i pyjeve është një copë letër pa vlerë edhe në Librazhd. Banorët e zonës atje denoncojnë Taulantin si protektorin e masakrimit të pyjeve dhe shitjes prej miliona lekësh të lëndës drusore.

Sipas informacioneve zyrtare kontrollet në pyje nuk funksionojnë fare qoftë nga strukturat menaxhuese të qeverisjes vendore, qoftë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka moratorium që i ndal Taulantët të shkatërrojnë pasurinë kombëtare për pasurimin e vet.

Nëse do të zhvishnim realitetin nga propaganda qeveritare, ajo që mbetet nga tabloja mjedisore janë pyje që priten, toka që shemben, mbetje që mbulojnë tokën dhe ajër kancerogjen.

Qeveria pretendon se ka mbjellë miliona pemë, por, në të vërtetë,  miliona jane pemët e prera, ndërsa qindra miliona euro po vidhen për disa inceneratorë që djegin mbetjet dhe pasurojnë bandën në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat