Zhytje në Karaburun/ Kush ishte kameramani që humbi jetën duke ndjekur pasionin e tij

Shqipëria

Zhytje në Karaburun/ Kush ishte kameramani që humbi jetën duke ndjekur pasionin e tij

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:52
Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Lajmi tragjik mbi mbytjen e Armando Hallvaxhiut ditën e sotme teksa zhytej në ujërat e Karaburunit ka pikëlluar jo vetëm familjarët dhe të afërmit e 34-vjecarit nga Tirana, por edhe kolegët dhe njerëzit që e njihnin Armandin apo siç e thërrisnin shkurt Mandi.
Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa prej disa vitesh ishte pjesë e ekipit të televizionit më të madh informativ në vend News24.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Stafi i News24 dhe BalkanWeb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Njoftimi i policisë per ngjarjen:

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat