Djegia e fabrikës, ambientalisti: 2 elementë tejet me rrezik, kancerogjenë, do të mbeten në ajër - Bota Sot
Djegia e fabrikës, ambientalisti: 2 elementë tejet me rrezik, kancerogjenë, do të mbeten në ajër

Shqipëria

E enjte, 24 maj 2018

Djegia e fabrikës, ambientalisti: 2 elementë tejet me rrezik, kancerogjenë, do të mbeten në ajër

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:06
Foto

Ambientalisti i njohur Sazan Guri ka folur në lidhje me pasojat si rrjedhojë e djegies të fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar. Ai tha se si pasojë e zjarrit, në ajër përhapen elementë të tillë si polietileni, CO2 që janë lëndë të ngjashme si naftë.

“Në ajër përhapen elementë të rrezikshëm që janë shkatërrues për mjedisin dhe për trupin e njeriut. Këta janë elementë kancerogjenë, tejet me rrezik për qenien njerëzore, që e dëmtojnë ashpër atë”, tha Guri.

Më tej, ai ka shtuar se çdo element i çliruar në ajër ndikon negativisht në shëndetin e njeriut.

“Çdo element ndikon negativisht në shëndetin e njeriut.  Ka elementë që ndikojnë keq në prostatë, ka elemente që ndikojnë keq në zemër, të tjerë në organet riprodhuese, mushkëri etj”, u shpreh ai.

Ambientalisti Guri ka theksuar për Shekulli se si pasojë e shpërthimit,  janë çliruar dy elementë tejet me rrezik, që janë kancerogjenë dhe mbeten në ajër e nuk treten gjëkundi. Sazan Guri nënvizon se në Tiranë janë përhapur  74 elementë të tabelës së Mendelejevit.

I pyetur nëse ajri i kryeqytetit është ndotur si rrjedhojë e shpërthimit të sotëm, Guri tha se pasojat janë shkatërrimtare. “U mbush e gjithë Tirana me tym. Dy mbetje që të thashë mbeten në ajër dhe nuk ikin për vite me radhë, duke ndikuar shumë negativisht në shëndetin tonë”, tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test