Gjyqtarja e Kushtetueses nuk justifikon pasurinë, Avokatja e Popullit e mbron

Shqipëria

Gjyqtarja e Kushtetueses nuk justifikon pasurinë, Avokatja e Popullit e mbron

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:07
Erinda Ballanca

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte ditën e sotme e pranishme në seancën gjyqësore që u zhvillua nga KPK për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Në përfundim të seancës dëgjimore ajo ka thënë se është e rëndësishme që Avokati i Popullit t’i ndjekë nga afër këtë seanca pasi duhet që të garantohen si gjyqtarët po ashtu edhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Por Avokatja e Popullit ka pasur edhe një konsideratë për Xhoxhajn, duke thënë se ajo është një ndër gjyqtaret me korrektet që ka njohur.

“Unë personalisht kam qenë një nga personat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur. 

Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.”, -është shprehur ajo.

"Ju sot ishit si avokate e popullit apo si e njohur", u pyet ajo nga gazetarët.

“Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.”, -tha ajo.

KPK mësohet se ka dyshime të forta se gjyqtarja në fjalë nuk justifikon pasurinë, ndërsa vendimi do të merret disa ditë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat