Rreth 30 vite burg për 2.4 tonët e drogës në Treblovë, Gjykata çon pas hekurave 4 persona

Shqipëria

Rreth 30 vite burg për 2.4 tonët e drogës në Treblovë, Gjykata çon pas hekurave 4 persona

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:35
Gjykata e Krimeve të Rënda

Në vitin 2016, policia përmes një aksioni në Treblovë të Vlorës arriti të kapë plot 2.4 ton drogë e llojit kanabis.

Këtë të hënë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e burgut për të arrestuarit, pjesë e një grupi të struktuaruar kriminal që dyshohet se ka lidhje me grupin e Habilajve.

Gjykata vendosi:

Taulant Haxhiraj  9 vjet burg

Shkëlqim Koçiaj  8 vjet burg

Marjus Bajrami  8 vjet burg

Xhovalin Baco  4 vjet burg

Të pandehurit përfituan uljen me 1/3 e dënimit pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar. Në vitin 2016 policia arriti të asgjësojë rreth 18 parcela me drogë, në një sasi prej 2.4 tonësh kanabis. Droga ishte mbjellur në Treblovë por edhe në fshatin Vezhdanisht. Në lidhje me këtë dosje i akuzuar nga prokuroria ka qenë dhe efektivi i policisë Renato Avdyli, për të cilin hetimet vijojnë ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat