Autobusi me heroinë kalon doganën shqiptare, por kapet në Greqi

Shqipëria

Autobusi me heroinë kalon doganën shqiptare, por kapet në Greqi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:53
Foto

Një sasi prej 1 kg heroinë është kapur nga autoritet greke në Kakavijë këtë të diel, e fshehur në një autobus.

Policia e Gjirokastrës njofton se janë shpallur në kërkim dy shoferët e autobusit të një firme private greke: A.K., 47 vjeç, banues në Greqi dhe K.T., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Mjeti kaloi nga Shqipëria në Greqi. Në territorin grek, në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë kontrollit të autobusit, u gjetën dhe bllokuan një pako me 1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, shtuan të njëjtat burime. Në P.K.K. Kakavijë, në territorin shqiptar, autobusit dhe bagazheve i është bërë kontrolli fizik dhe skanimi, por sasia e drogës nuk është zbuluar.

Dyshimet janë se në këtë rast, dy shoferët e autobusit kanë luajtur rolin e transportuesve të drogës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat