A është i gatshëm Rama për një tur në Kancelaritë evropiane bashkë me Bashën? Ja përgjigjia e Kryeministrit...

Shqipëria

A është i gatshëm Rama për një tur në Kancelaritë evropiane bashkë me Bashën? Ja përgjigjia e Kryeministrit...

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:29
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, duke e cilësuar këtë jo si fundin por si fillimin e një faze të re, të gjatë dhe të rëndësishme.

Në konferencën e përbashkët me homologun belg Charles Michel, Rama shprehu bindjen se Belgjika do të mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave.

I pyetur nëse është i gatshëm që bashkë me kreun e opozitës të ndërmerrte një turn ë kancelaritë evropiane lidhur me hapjen e negociatave, Rama tha se nëse kjo do të ndodhte do të ishte shumë e vlefshme.

“Pyetja s’ka nevojë për përgjigje, do të ishte shumë e vlefshme po të ndodhte. Ju e dini që unë nuk flas në gjuhën e huaj për opozitën”, tha Rama.

Kryeministri tha se reformat dhe procesi i integrimit nuk janë diçka që bëhen se të tjerët na i kërkojnë, përfshi këtu edhe Brukselin.

“Kemi hyrë në një proces të pastrimit të drejtësisë dhe janë 21 gjyqtarë dhe prokurorë të lartë që nuk kanë mundur të kalojnë Vetingut”, tha Rama.

Por sipas tij, kjo rrugë është e gjatë.

“Pas pastrimit duhet që ky sistem të funksionojë, si në të gjitha vendet evropiane”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se në takimin me homologun e tij kishte diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat