Berisha i prerë me deputetët: Ta rrëzojmë Ramën, siç rrëzuam Enverin

Shqipëria

Berisha i prerë me deputetët: Ta rrëzojmë Ramën, siç rrëzuam Enverin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 20:49
Sali Berisha

Edhe më i vendosur ka qenë në mbledhjen e sotme të grupit të PD, Sali Berisha, i cili duket se i ka dhënë devizën deputetëve demokratë, se çfarë duhet të bëjnë:

“Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë më lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjrin tonë këtë diskutim dhe debat, ne çdo fshat e lagje. Edi Ramën duhet ta rrëzojmë siç rrëzuam Enverin”, – ka qenë “kumti” i Berishës, i cili duket se është ende personi që i drejton fijet politike dhe jo vetëm në partinë opozitare, që nuk po arrin të reformohet, dhe që po njeh rezultatet gjithnjë e më të dobëta elektorale, sikurse kanë konfirmuar dy zgjedhjet e fundit parlamentare dhe zgjedhjet lokale të vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat