Janë bërë mankthi i politikanëve dhe i gjyqtarëve të korruptuar, njihuni me dy femrat më të pushtetshme në Shqipëri

Shqipëria

Janë bërë mankthi i politikanëve dhe i gjyqtarëve të korruptuar, njihuni me dy femrat më të pushtetshme në Shqipëri

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:07
Ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj (Saliu) dhe Prokurorja e Përgjithshma e Përkohshme, 41-vjeçarja Arta Marku

Ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj (Saliu) lindi më 6 maj 1981, në qytetin e Pukës. Ajo banon në Tiranë dhe është e martuar me z. Irvelin Gjonaj, dhe kanë një djalë, Itienin.

Gjonaj është emëruar Zëvendësministër i Drejtësisë më 22 maj 2017. Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3-vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014-2017). Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017). Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi.

Kurse Prokurorja e Përgjithshma e Përkohshme, 41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016, raporton Mapo.al.

Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat