Rrëfehet sot ‘financieri’ i Habilajve në Itali, avokati i tij sqaron “pendesën”

Shqipëria

Rrëfehet sot ‘financieri’ i Habilajve në Itali, avokati i tij sqaron “pendesën”

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:08
Nazer Seiti

Një ditë pasi u konfirmua se Nazer Seiti do të dëshmojë sot në prokurorinë italiane, ka reaguar avokati i tij në Shqipëri, Detar Hysi.

Në një prononcim për mediat, avokati ka sqaruar “pendesën” e klientit të tij, një informacion që qarkulloi dje në media dhe që ngrinte pikëpyetje nëse do të dilnin të tjera urdhërarreste nga Italia për çështjen Habilaj, në të cilën është përfshirë edhe emri i ish ministrit shqiptar Saimir Tahiri.

“Pyetja e Seitit sipas procedureres, nuk ka shprehur deshiren per tu penduar. Seitaj te njejtin qendrim si ne Shqiperi. Nuk eshte e vertete qe Seiti ka shprehur deshiren te bashkepunoje me drejtesine italiane”, tha Hysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat