Në lidhje me lajmin se goditi arbitrin Andi Koçi gjatë ndeshjes së luajtur ditën e djeshme mes Partizanit dhe Skënderbeut, reagoi deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Ai shkruan se po abuzohet kot me këtë lajm të rremë pasi një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Eeeej se e paskeni bere fakt te kryer;
A mund te me thoni se me cfare kam qelluar;
me "cakmak"- sic thote origjinali, me "nje objekt"- sic thote Shoqata e Ilir Shulkut, me "nje send te forte"- sic thote Top Channel duke ju referuar deklarates se Shoqates se Ilir Shulkut, ne menyre te rreme natyrisht, sporti i ri ne Top ky?
Po pres!”, shkruan Braçe.
Në lidhje me këtë rast reagoi sot edhe Shoqata e Arbitrave Shqiptarë duke dënuar veprimin e deputetit socialist.