Aksident në Fushë-Krujë, trailerat përplasen me makinën, ka të plagosur

Shqipëria

Aksident në Fushë-Krujë, trailerat përplasen me makinën, ka të plagosur

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:23
Ilustrim

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë – Vorë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy trailera, njëri me targa nga Shqipëria e tjetri nga Kosova, të cilët janë përplasur me një veturë.

Paraprakisht raportohet si si pasojë e përplasjes së tre mjeteve dy persona kanë mbetur të plagosur.

Këta të fundit janë nisur me urgjencë drejt spitalit dhe nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin rrugor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat