“Më thanë se kërkon lekë”, qytetari dixhital ankohet të Berisha

Shqipëria

“Më thanë se kërkon lekë”, qytetari dixhital ankohet të Berisha

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:27
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin e një qytetari, ka denoncuar mbrëmjen e sotme drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë.

Në mesazhin e dërguar në adresë të Berishës, qytetari thotë se prej 17 ditësh, drejtoresha Jonida Abduli nuk po i firmos dokumentet, pasi kërkon lekë.

Këtë kërkesë qytetari e ka marrë vesh pasi një tjetër qytetar ia ka thënë teksa po priste në zyrën e Hipotekës për të firmosur dokumentet.

Të paktën kështu pretendon qytetari që ka bërë denoncimin te Berisha.

Denoncimi i Berishës:

Denoncimi i plotë

Qytetari dixhital akuzon:

Drejtoreshen dhe zv drejtorin e hipotekes se Sarandes si gjobvenes!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor pershendetje, po na shkaterrohet jeta nga arroganca dhe korrupsioni ne zyrat e Hipotekes se Sarandes. Je i vetmi njeri i besushem ku mund te denoncojme se askush tjeter nuk ve dore edhe pse kemi derguar me dhjetra ankesa. Drejtoresha Jonida Abduli po na mban peng dokumentat ne zyre dhe nuk i firmos prej 17 ditesh edhe pse ka kaluar afati zyrtar pasi na kerkon ne zyre per te paguar tarifen e saj. Kete e mora vesh gjate pritjes aty pasi me tha nje tjeter person nga lagjia 1 e Sarandes i cili kishte mbaruar pune pasi i kishte dhene ne zyre 25 mije lek te reja drejtoreshes. Nuk mundem doktor te paguaj keto shifra se te ardhurat familjare si kam me shume se 45 mije ne muaj dhe kam femije per te rritur. Sekser i drejtoreshes eshte nje cun i ri i emeruar se fundmi si zevendes drejtor me mbiemer Duka qe ne cv nuk ka asnje dite pune vecse ka mirembajtur plazhe me shezlone e motora uji. Turp per faqe te zeze, lutem veni dore per kete monster te korupsionit ne sarande qe ka mbrojtjen direkte te Alket Hysenit. Lutem anonim doktor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat