Të dënohet publikisht diktatura, Parllaku: Politika nuk iu përgjigj kërkesës tonë, ja pse

Shqipëria

Të dënohet publikisht diktatura, Parllaku: Politika nuk iu përgjigj kërkesës tonë, ja pse

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:21
Edi Rama dhe Ilir Meta

Ish-gjenerali i dënuar nga diktatori Enver Hoxha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ bëri me dije se ai dhe të tjerë me statusin e tij kanë bërë kërkesë që diktatura të dënohet publikisht, por askush nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre.

Parllaku: Pak janë këta që kanë pushtet. Ne kemi kërkuar falje zyrtarisht. Asnjë nuk është prononcuar për kërkesën tonë që të dënohet publikisht diktatura…

Vasili: “Si e shpjegoni që politika nuk iu përgjigj kërkesës tuaj?”

Parllaku: “Ne edhe sot vuajmë pasojat e diktaturës. Ju e dini si shpërtheu populli pas diktaturës dhe deshën të shkatërrojnë  gjithçka. Kjo qe një shpërthim dhe pati një shpërndarje të forcës më të re në të gjithë botën. Ata që mbeten luftuan, por sot pse nuk ngrihen për çështje elementare? Sepse nënshtrimi prej 30 e ca vitesh e bëri popullin tonë të ulë kurrizin dhe të nënshtrohet. Partitë luftojnë për të marrë qeverisjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat