Negociatat, Rama flet nga Gjermania: Shqipëria të mos bëhet kokë turku, besoj se Merkel…

Shqipëria

Negociatat, Rama flet nga Gjermania: Shqipëria të mos bëhet kokë turku, besoj se Merkel…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:10
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Dë gjatë vizitës në gjermani dhe në pritje të takimit me Merkel ka theksuar edhe njëherë se Shqipëria e meriton që sot t’i hapen negociatat.

Ne kemi marrë rekomandim të qartë e pa kushte që do të thotë se teknikisht kemi përmbushur detyrimet, tashmë është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik e këtu ka gjithmonë luftë se ka interesa e këndvështrime të ndryshme. Unë uroj që Shqipëria të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme politike e të mos përdoret si kokë turku për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë”- tha ai.

Në përgjigje të pyetjes nëse pret ndihmë nga Berlini, Rama theksoi:

“Ka mjaft miq të Shqipërisë në këtë proces, besoj fort se kancelarja Merkel që është një kampione evropiane dhe e transformimit në rajon me procesin e Berlinit do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Meqedoninë në një moment thelbësor”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat