Imzot George Frendo merr nënshtetësinë shqiptare

Shqipëria

Imzot George Frendo merr nënshtetësinë shqiptare

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:18
Imzot George Frendo dhe Presidenti Ilir Meta

(E plotësuar) - Me rastin e 25-vjetorit të vizitës historike të Papa Shën Gjon Palit II në Shqipëri dhe të shugurimit ipeshkvor të katër ipeshkvijve shqiptarë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, mori pjesë në meshën e mbajtur në Katedralen katolike të “Shën Palit” në Tiranë.

Ai me këtë rast i dorëzoi personalisht dekretin e firmosur të dhënies së shtetësisë arqipeshkvit Metropolitan të Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendos.

“Kjo meshë na ka mbledhur sot për të kremtuar një datë historike për mbarë kombin shqiptar: 25 vite më parë, Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë për të bekuar një popull martir dhe për ta frymëzuar e për t’i dhënë shpresë e besim popullit tonë duke na thënë se na priste një e ardhme shumë më e mirë, se rikthimi tek besimi dhe tek Zoti do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme dhe më të begatë”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Ndërsa Imzot Frendo, i i cili vjen nga Malta, një vend shumë mik me Shqipërinë, ka falënderuar presidentin Meta duke thënë se ai gjithmonë e ka dashur Shqipërinë dhe popullin e saj.

“Nëpërmjet këtij nderi sigurisht që do të ndihem më shumë afër jush, madje njëri prej jush dhe vërtet jam shumë i gëzuar”, u shpreh ai.

****

Imzot George Frendo, arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit merr nënshtetësinë shqiptare.

Dekretin Presidenti Ilir Meta ia dorëzoi në një ditë të veÇantë, pikërisht në 25 vjetorin e  vizitës së Papa Gjon Pali II në Shqipëri.

Imzot George Frendo u emërua arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit me 17 nëntor 2016 pas ndarjes nga  jeta e Imzot Rrok Mirditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat