“Asnjë pushtues nuk e ka urryer e dëmtuar këtë vend kaq sa ‘bijtë e kurvës’”

Shqipëria

“Asnjë pushtues nuk e ka urryer e dëmtuar këtë vend kaq sa ‘bijtë e kurvës’”

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:09
Bregdeti shqiptar ne Shqiperi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri shkruan në lidhje me “masakrën” që po i bëhet bregdetit shqiptar nga ndërtimet shumë pranë rërës.

Ai poston një foto nga Jala duke shkruar se ish- perla e bregdetit është “pushtuar” nga ndërtimet.

Ai ironizon me një shprehje të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke shkruar se këtë vend nuk e kanë dëmtuar kanë shumë sa këta “bijtë e kurvave”.

“Nuk është ngulim refugjatësh palestinezë në Gaza!

Është Jali, perla e bregdetit tonë....ose më saktë ish-perla...

Asnjë pushtues nuk e ka urryer e dëmtuar këtë vend kaq sa ‘bijtë e kurvës’”, shkruan Strazimiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat