Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra gjatë grabitjes në Kamëz

Shqipëria

Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra gjatë grabitjes në Kamëz

Më: 26 prill 2018 Në ora: 07:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ishte ora 21:07 minuta kur persona të armatosur u futën në dyqanin e çiftit Buci në rrugën “OSBE” të Kamzës. Ata kërkuan nga i zoti i dyqanit që t’u jepte paratë, por u përballën me kundërshtinë e Agim Bucit. Grabitësit reaguan duke hapur zjarr mbi të dhe bashkëshorten e tij 44-vjeçare, Merita Buci.

Fatkeqësisht 52-vjeçari Buci nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërsa bashkëshortja e tij Merita Buci ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Agim Buci ishte baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe 1 djali. Ata që e njihnin e përshkruan si njeri të ndershëm dhe punëtor.Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat