Shkuan për të vjedhur por vranë pronarin e dyqanit, detajet e tentativës së grabitjes në Tiranë

Shqipëria

Shkuan për të vjedhur por vranë pronarin e dyqanit, detajet e tentativës së grabitjes në Tiranë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme një sërë të shtënash me armë zjarri kanë alarmuar qytetarët e rrugës “Osbe”, atje ku një grabitje me armë shkoi për keq.

Persona të paidentifikuar ende nga policia shkuan për të grabitur një dyqan të vogël në pronësi të Agim Bucit, por si përfundim asgjë nuk vodhën përveçse jetës së 47 vjeçarit dhe plagosjes së gruas së tij, Merita Bucit, 43 vjeçare.

Motivet e asaj ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kamëz në orët e vona të mbrëmjes ende mbeten mister. Grabitësit shkuan për të vjedhur, por nuk vodhën. Edhe sikur të ndodhte akti, fjala ishte për një minimarket që burrë e grua dispononin, duke nënkuptuar se paratë do të ishin po aq të pakta.

Policia deri më tani nuk ka nxjerrë detaje të reja zyrtarisht, por mësohet se kamerat e sigursë kanë arritur të kapin momente të mjaftueshme për identifikimin e dy autorëve të dyshuar.

Marketi i familjes Buci ndodhej fare pranë shtëpisë së tyre, ku burrë e grua jetonin së bashku me tre fëmijët. Agim Buci u qëllua dhe gjatë rrugës për në spital humbi jetën, ndërsa gruaja e tij pati fat pasishpëtoi me vetëm një plumb që mori në këmbë.

Policia ka vënë në shërbim të identifikimit të autorëve dhe një shpërblim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ne lidhje me ngjarjen:

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat