Pastrimi i Shqipërisë, Klosi: Bëhuni patriotë duke mos bërë pis vendin

Shqipëria

Pastrimi i Shqipërisë, Klosi: Bëhuni patriotë duke mos bërë pis vendin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:48
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat paraditen e së enjtes, deklaroi se po punohet fort për të rehabilituar problematikat që ka shkaktuar batërdia 27-vjeçare me mjedisin.

“Është koha për të pastruar e gjelbëruar Shqipërinë, për t’u ndarë nga e kaluara. Ftoj të gjithë shqiptarët për të qenë sot patriotë, duke mos bërë pis Shqipërinë; ta pastrojmë Shqipërinë që duam”, deklaroi Klosi.

Ministri falenderoi “prefektët që u bashkuan me aksionin e pastrimit të vendit” si dhe “ushtrinë, bashkitë, institucionet dhe shkollat për përfshirjen e tyre”.

“Ky është fillimi i një Shqipërie të pastër dhe fillimit të epokës së një Shqipërie europiane”, theksoi Blendi Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat