Fotoalbumi i vizitës dhe të pathënat: Pse Merkel veshi xhaketën rozë në takimin me Ramën…

Shqipëria

Fotoalbumi i vizitës dhe të pathënat: Pse Merkel veshi xhaketën rozë në takimin me Ramën…

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:22
Edi Rama dhe Angela Merkel

“Read my pins”, (lexoni karficat e mia). Kjo është batuta e famshme e ish-sekretares së shtetit Madaleine Albright, sa herë që ajo donte të përcillte ndonjë sinjal diplomatik para një takimi të rëndësishëm.

Si askush tjetër në atë kohë, Madaleine Albright kishte sofistikuar mesazhet diplomatike përmes karficave që ajo vinte në xhaketë, që ishin nga më të ndryshmet; nga forma e gjarprit, bletës, majmunit, granates, bretkocës, gaforres, fluturës, zemrës, engjëllit… etj.

Me kalimin e kohës një tjetër grua e hekurt, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka huazuar këtë kod. Ndryshe nga Albright e cila e ka shkruar këtë eksperiencë edhe në librin e saj autobiografik, për Angela Merkel kanë shkruar të tjerët, më saktë mediat e huaja ndërkombëtare.

Thuhet se Merkel paralajmëron natyrën e takimeve që ajo zhvillon përmes xhaketave që ajo vesh.

Një interpretim të tillë mund ta japësh edhe për takimin e fundit që ajo zhvilloi me kryeministrin Rama. Ky i fundit “bombardoi” faqen etij në Facebook me foto  të takimit mes tij dhe Merkel.

Rama i veshur shik (me kollare domethënëse) dhe brenda kornizave protokollare dhe Merkel e veshur me xhaketë ngjyre rozë e errët gati në vjollcë.

Nëse do t’i referohemi çfarë shkruhet, Merkel e vesh këtë ngjyrë kur zhvillon takime më pak formale ku nuk diskutohen tema të nxehta.

Për koencidencë apo jo, takimi rezultoi i tillë. Angela Merkel e kishte të qartë situatën për Shqipërinë nisur edhe nga konferenca për shtyp para takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama. Merkel nuk përcolli një mesazh të fortë. Ajo nuk i tha një “Po” paraprake Shqipërisë për vendimin e fund të qershorit si dhe kishte të qartë se për hapjen e negociatave ka një sërë parakushtesh.

“Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo është bërë përparim i mjaftueshëm…”, tha ajo para takimit me Ramën.

Takimi mes tyre (sic duket edhe nga fotot e Ramës në Facebook) ka vijuar i qetë, dhe i ngrohtë, (pa ndonjë zhvillim të ri për Shqipërinë) si vetë ngjyra që ajo kishte paracaktuar të vishte…

Ndoshta herë tjetër, ku ajo të veshë një xhaketë ngjyre të gjelbër apo të zezë do të kemi shansin të shpresojme për optimizëm apo për një përgjigje përfundimtare të Gjermanisë për Shqipërinë…

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat