Vasili: Rama politikan karnavale, edhe i dhj...,dhe krenar

Shqipëria

Vasili: Rama politikan karnavale, edhe i dhj...,dhe krenar

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:29
Petrit Vasili

Menjëherë pas kthimit nga Berlini, kryeministri Edi Rama vijoi “luftën” me deputetin e Bundestagut, Gunther Krichbaum.

I pyetur në lidhje me deklaratat e deputetit gjerman, i cili u shpreh se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave, Rama ironizoi duke thënë se nuk ia kishte shprehur në sy një gjë të tillë.

Edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ironizon deklaratën e kryeministrit Rama në Rinas ndaj kreut të komisionit të çështjeve evropiane në Bundestagun gjerman.

“Krischbaum është vërtet një ndër qindra deputetët po te Bundestagut gjerman ama, kurse ky kryeministri i Shqipërisë është një nga qindra politikanët karnavale që hallakaten lart e poshtë e që është i dhe....ë, por krenar", shkruan Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat